4.9 miliardë euro shpenzuan të huajt vitin e kaluar në Shqipëri, Ministria: Këtë vit priten 15 milionë turistë

Nga Marjo Brakaj
25 Mars 2025, 12:13 | Ekonomi

4.9 miliardë euro shpenzuan të huajt vitin e kaluar në

Vitin e shkuar, turistët e huaj që erdhën në Shqipëri shpenzuan 4.9 miliardë euro. Mesatarisht, çdo turist ka harxhuar 426,8 euro. Nga ana tjetër, shqiptarët që i kaluan jashtë pushimet shpenzuan 2.7 miliardë euro. Mesatarisht, secili prej tyre shpenzoi 342 euro.

Të dhënat nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit tregojnë se vitin e shkuar vendin e vizituan 11.7 milionë pushues të huaj nga 10.1 milionë të tillë në 2023-shin. Rritja përllogaritet me 1.6 milionë apo 15.8 për qind. E njëjta pritet të ndodhë edhe këtë vit.

Gjatë këtyre 12 muajve, numri total i net-qëndrimeve në hotele, bujtina dhe apartamente me qira ditore pritet të arrijë në mbi 70 milionë nga më pak se 29 milionë që ka qenë mesatarisht vitet e fundit.

Pas namit të mirë të dalë gjatë 2023-shit, shoqëruar nga kurioziteti që vijoi edhe gjatë vitin e shkuar,  në Shqipëri pritet të vijnë deri në 15 milionë turistë të huaj këto 12 muaj. Duke mësuar nga gabimet e së shkuarës, me udhërrëfyes eksperiencën e vendeve të suksesshme, vendi ndërkohë po ndryshon qasje në drejtim të turizmit, duke synuar më tepër para se sa numra të huajsh. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos