Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku vizitoi këtë të premte panairin e punës në Fier nga ku tha se oferta e kompanive pjesëmarrëse është reale dhe të lira janë mbi 1 mijë e 800 vende.
“Është një ditë e rëndësishme në Fier, pasi është një ndër panairet punës më të suksesshëm në të gjithë Shqipërinë. Nga pjesëmarrja duket që ka shumë djem e vajza të interesuar për pozicionet e punës. Janë shpallur 1800 pozicione pune nga më shumë se 50 kompani rajonale që operojnë në fusha të ndryshme, kemi parë në ndërtim, linja prodhimi, arsim dhe hoteleri turizëm. Shpesh ndodh që vetë ata që kërkojnë punë janë pak skeptikë dhe dyshues sa i përket aftësisë së një panairi për t’u punësuar. Por nga ana tjetër, kemi kuptuar se oferta është e vërtetë, të gjitha numrat që janë marrë do të kalojnë në fazë intervistimi, për të kaluar më pas me kontratat për ata që përmbushin kushtet. Ka qenë një ditë frytdhënëse”, tha Balluku (A2 Televizion)