Standard & Poor’s vlerëson pozitivisht borxhin shqiptar, shkak turizmi, ulja e borxhit publik dhe shpenzimet

Nga Marjo Brakaj
24 Mars 2025, 11:15 | Ekonomi

Standard & Poor’s vlerëson pozitivisht borxhin shqiptar, shkak

Shërbimi i vlerësimit të cilësisë së borxheve, Standard & Poor’s rrit për herë të dytë në harkun e një viti vlerësimin për titujt e borxheve sovrane të Shqipërisë në “BB-” nga “B+” që ishte (23 mars 2024 rishikimi i fundit).

Agjencia vlerëson cilësinë e borxhit të një vendi apo një korporate për llogari të investitorëve të këtij borxhi. S&P vlerëson aktualisht përmirësimin e pozicionit fiskal si arsyen kryesore të rritjes së vlerësimit.

Vlerësimi BB- nga Standard & Poor’s është një vlerësim i ulët kredie, që bie në kategorinë "non-investment grade" ose e thënë ndryshe "junk" (e rrezikshme për investim).

Vendit apo kompanisë i njihet kapaciteti për të paguar borxhet, por ka një rrezik të shtuar që nuk do t’i përmbushë detyrimet nëse përkeqësohet klima ekonomike ose financiare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos