7 milionë turistë në 7 muaj, Shqipëria synon 13 milionë pushues të huaj këtë vit

Nga Mario Brakaj
25 Gusht 2026, 16:02 | Ekonomi

Shqipërinë e vizituan mbi 7 milionë turistë deri në korrik. Të dhënat nga Instituti i Statistikave tregojnë se, në raport me një vit më parë, hyrjet e pushuesve të huaj u rritën me 6.5 për qind.

Quhem Sara dhe jam nga Republika Çeke. Është hera e parë në Shqipëri. Pas diplomimit, erdhëm për një udhëtim këtu. Ishim në jug, në Himarë, dhe disa ditë këtu në Tiranë.”, tha Sara, turiste nga Republika Çeke.

Qëndruam në një apartament që e gjetëm në Airbnb. Çmimet janë të mira, ushqimi po ashtu. Na e sugjeruan prindërit, të cilët ishin këtu vitin e kaluar.”, tha Miriam, turiste.

Pas ngadalësimit në qershor, ecuri për të cilën qeveria ia drejtoi fajin protestuesve, rritja muajin e shkuar ishte me rreth 130 mijë vizitorë, ose 7.1 për qind.

“Unë jam skeptik për shifrat. Numri i hyrjeve në kufi nuk do të thotë domosdoshmërisht numër turistësh, pasi brenda tyre mund të ketë edhe kategori të tjera udhëtarësh. Ajo që duhet të masim është se sa prej tyre qëndrojnë, sa shpenzojnë dhe çfarë ndikimi kanë realisht në ekonominë e turizmit.” tha, Besnik Vathi, kryetar i Shoqatës së Tur-Operatorëve.

Pjesa më e madhe e atyre që vizituan Shqipërinë deri në korrik ishin europianë, të ndjekur nga vizitorët nga Amerika dhe Azia Lindore e Paqësori. Nga Azia e Jugut pati pak më shumë se 46 mijë turistë, ndërsa, pavarësisht tensioneve, nuk munguan as vizitorët nga Lindja e Mesme, me mbi 20 mijë të tillë. 

“Për mua është hera e tretë në dy vite që vij në Shqipëri. Jemi afër dhe çmimet janë të mira. Më pëlqen Tirana dhe jugu i vendit.”, tha Alberto, turist nga Italia:

“Kemi diversifikuar disi gjeografinë, por sërish mbetemi të kufizuar. Tregu ynë vazhdon të jetë i përqendruar në disa vende dhe duhet të punojmë më shumë për të tërhequr turistë nga destinacione të reja, sidomos përtej tregut europian.”, tha, Besnik Vathi, kryetar i Shoqatës së Tur-Operatorëve.

Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit pret që deri në fund të vitit Shqipërinë ta vizitojnë mbi 13 milionë turistë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos