Moda shqiptare kërkon të dalë nga fasoni dhe të ngjitet në pasarelë. Të rinjtë e Teknike Ekonomikes ëndërrojnë atelie dhe marka shqiptare, ndërsa tregu i veshjeve ofron hapësirë për talente të reja. Me sloganin “Moda është e përjetshme”, brezi i ri synon që veshja “Made in Albania” të bëhet jo vetëm prodhim, por edhe stil.
Sinkron efekt me pamje mbulim, Elvina Leci, nxënëse në shkollën Teknike Ekonomike...
“Dëshira ime është të hap një atelie dhe pse jo të kem një “brand” timin”, thotë Elvina Leci, nxënëse në shkollën Teknike Ekonomike.
Elvina mendon se ka ardhur koha që fasoni të tejkalojë veten... të kthehet në “shtëpi mode”.
“Unë mendoj se industria e veshjeve ka përparuar shumë. Por gjithsesi mendoj se duhet shkuar në një tjetër nivel tani. Ne të rinjtë kemi dëshirën dhe talentin për ta bërë këtë”, vijon ajo.
Me sloganin “Moda është e përjetshme”, të kultivuar që në moshë të hershme edhe për Emanuelën ka ardhur koha e veshjeve “Made in Albania”.
“Të veshurit me stil më ka pëlqyer që e vogël “Fashion” është dëshira ime ndaj jam futur në shkollën Teknike Ekonomike”, shprehet Emanuela Bruçi, nxënëse në shkollën Teknike Ekonomike.
Të dhënat nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave tregojnë se vetëm vitin e shkuar u importuan nga jashtë rroba me vlerë mbi 69 miliardë lekë.
Për stilisten e re ky është tregues se shqiptarët duan të vishen mirë dhe industria e modës vendase mund të ofrojë shumë mundësi punësimi
“Ka shumë treg, që nga industria fasone e deri te bizneset më moderne që kërkojnë punonjës. Mundësitë janë të shumta për punësim. Madje tregu lejon të hapësh edhe diçka tënden”, vijon Emanuela Bruçi, nxënëse në shkollën Teknike Ekonomike.
Aktualisht në vend janë rreth 400 vajza të regjistrua në shkolla apo që ndjekin kurse të përgatitjes në industrinë e veshjeve. Deri në vitin 2028 ky numër pritet në arrijë në mbi 600. (A2 Televizion)