Nga eurot dhe dollarët te Bitcoin, si po lëvizin milionat e drogës përmes kriptomonedhave?

Nga Marjo Brakaj
24 Gusht 2026, 15:28 | Ekonomi

Sistemet e ndërlikuara të qarkullimit të kriptomonedhave janë shndërruar në një mundësi e lëvizjes së fondeve nga grupet kriminale.

Prokuroria e Përgjithshme në raportet e saj ka paraqitur gjetjet nga hetimet e dosjeve të trafikut të lëndeve narkotike apo të emigrantëve në Belgjikë, Francë apo Britaninë e Madhe. Prokuroria e Përgjithshme thotë: “Një ndër tendencat e theksuara të pastrimit të parave është përdorimi gjithnjë e më në rritje i kryerjes së pagesave të blerjes së sasive të konsiderueshme të kokainës nëpërmjet kriptovalutave”.

Skema është e thjeshtë dhe e shpjegon për A2CNN eksperti i tregut të monedhave virtuale: “Gjithçka kryhet nga telefoni, nis monedhën, e dërgon diku dhe askush as të kontrollon dhe asgjë tjetër”.

Grupet kriminale të klandestinëve po heqin dorë nga pagesat në lekë, euro, paund apo dollarë, duke i zëvendësuar me kriptomonedhat: “Nga ana tjetër, format e kryerjes së pagesave janë sofistikuar, duke përfshirë edhe pagesa nëpërmjet kriptovalutave, kryesisht në Bitcoin”.

Kjo pasi mungojnë filtrat kontrollues.

Besmir Semanaj, ekspert IT, shprehet: “Mungesa e një baze ligjore dhe sistemi i dobët i institucioneve bëjnë që të kemi përhapje të këtij fenomeni”.

Vitin e kaluar vlera e pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara vetëm nga SPAK në kriptomonedha ishte 45,4 milionë euro. Por, në mungesë të portofolave digjital nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara, iu kërkua ndihmë autoriteteve italiane për ruajtjen e tyre.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos