800 milionë lekë nga buxheti në 2025, lehtësohen kriteret për përfitimin e pagesave të papunësisë

Nga Marinela Lina
11 Nëntor 2024, 16:08 | Ekonomi

557 milionë lekë kemi nxjerrë nga buxheti i shtetit për të paguar të papunët e regjistruar deri në muajin tetor.

800 milionë lekë nga buxheti në 2025, lehtësohen kriteret

Pagesa e papunësisë ose thënë ndryshe ndihma mujore që jepet për persona të kategorizuar nga zyrat e punës si të papunë, për shkak të shkurtimit të vendit të punës, ndërprerjes së kontratës së punës apo dhe falimentimit të ndërmarrjes rezulton me një rritje në masën 2.7%, ose 15 milionë lekë më shumë për 8 mujorin 2024.

“Kemi një kërkesë për staf profesionist dhe jo. Aktorët që kemi në tregun shqiptar përveç zyrave të punësimit janë dhe aktor të tjerë. Nga agjencitë private, dhomat e tregtisë dhe kompanitë e interesuara”, u shpreh Klodian Shaqiri, ekspert i punësimit.

Qeveria synon të ulë numrin e të papunëve dhe integrimin e tyre në tregun e punës. Por një ndryshim i publikuar në fletoren zyrtare, i mundëson individëve të përfitojnë më shpejt pagesën e papunësisë, se kriteri i vendosur për 1 vit. Çka i orienton ata më shumë drejt këtij zëri ndonëse ndihmat duhet të drejtohen në uljen e numrit të tyre dhe riintegrimit social.

800 milionë lekë nga buxheti në 2025, lehtësohen kriteret

“Ideja është që kjo ndihmë mos të jetë shumë e gjatë, arsyeja është se krijon një mundësi stanjacioni të individit për të dalë dhe kërkuar për të arritur diçka nga aspekti profesional”, theksoi Shaqiri.

Pagesat e papunësisë arrijnë deri në 50% të pagës minimale në shkallë vendi. Ne 2025 për këtë zë është parashikuar nga buxheti i shtetit 800 milionë lekë.

Ndërsa  qeveria parashikon deri në 2027 uljen e përfituesve në 3 mijë e 750 nëpërmjet punësimeve në rrethe, integrimin e 9 mijë  e 800 të rinjve, punësimi i individëve me aftësi të kufizuar, por dhe nëpërmjet skemës së garancisë rinore.

800 milionë lekë nga buxheti në 2025, lehtësohen kriteret

Pavarësisht politika që priten të ndërmerren shkalla e papunësisë në Shqipëri mbetet e lartë, në nivelin e 10,7 %. Mbizotëron tek burrat ndërsa është më e ulët tek gratë. Në rritje papunësia mbetet tek të rinjtë 15-29 vjeç në 22,0 %.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos