Arsyet e vërteta pas uljes së borxhit publik

Nga A2 CNN
6 Qershor 2024, 15:41 | Ekonomi

Pasi shënoi nivele rekord në periudhën e pandemisë, borxhi publik është futur në një trajektore rënëse, Qeveria deklaron se rënia do të vijojë, nëpërmjet të ashtuquajturit “konsolidim fiskal”. Por a po ndodh për shkak të mirëmenaxhimit të financave publike apo faktorëve të tjerë, si zhvlerësimi i euros?

Le të shohim shifrat.

Arsyet e vërteta pas uljes së borxhit publik

Borxhi publik ka zbritur në fund të vitit 2023 në 61.5% nga 74.5% në nivelin 2021, që ishte niveli më i lartë i shënuar. Qeveria ka parashikuar në buxhetin e këtij viti që ta zbresë borxhin në 59.8%.

Por a do të thotë kjo se qeveria po merr më pak borxh? Në fakt jo dhe le te shohim strukturën e borxhit.

Arsyet e vërteta pas uljes së borxhit publik

Në dhjetë vitet e fundit, vlera nominale e borxhit publik është rritur me rreth 40%. Kjo rritje ka ardhur në pjesën më të madhe në formën e rritjes së borxhit të brendshëm, që merret në lek tek qytetarët, i cili është rritur me 1.7% nga fundi i vitit 2015 deri në fund të vitit 2023. Ndërkaq borxhi i jashtëm, që merret kryesisht në euro, është ulur nga 47.1% në 2015-ën në 45.4% në vitin 2023.

Euro ka pësuar një zhvlerësim të fortë vitet e fundit dhe nga kjo ka përfituar qeveria. Pasi ka paguar më pak për borxhin e jashtëm.

Arsyet e vërteta pas uljes së borxhit publik

Vetëm në dy vitet e fundit, euro ka rënë me rreth 19%. Nga mesatarisht 118.9 lekë në vitin 2021 ne një mesatare prej 103 lekë këtë vit. Pritet që zhvlerësimi i euros të vazhdojë dhe rrjedhimisht, të ndikojë në uljen e borxhit, duke përmbushur objektivin e qeverisë, pa shumë mundim prej saj.

Por shifra zyrtare e borxhit nuk pasqyron realitetin e detyrimeve që qeveria i ka qytetarëve, biznesit dhe partnerëve ndërkombëtarë.

Arsyet e vërteta pas uljes së borxhit publik

Kjo pasi në të nuk janë përfshirë kontratat e Partneritetit Publik Privat; vendimet e Gjykatave ndërkombëtare; borxhet e qeverisë qendrore dhe ato te bashkive qe vetëm këto dy te fundit janë rreth 8 miliardë lekë, si dhe borxhet e shoqërive publike, kryesisht te sektorit energjetik.

Por edhe me shifrën e borxhit që qeveria deklaron vetë, Shqipëria renditet ndër vendet me nivelin më të lartë të këtij treguesi në rajon.

Arsyet e vërteta pas uljes së borxhit publik

Për vitin 2023, ne jemi të parafundit në Ballkan, duke lënë pas vetëm Malin e Zi që e ka borxhin publik më të lartë se ne. Të gjitha vendet e tjera janë më mirë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos