Balluku inspekton punimet për ujësjellësin e ri të Shënkollit në Lezhë

Nga A2 CNN
5 Prill 2024, 17:03 | Ekonomi
 

Në njësinë administrative të Shënkollit në Bashkinë e Lezhës, po investohet për ndërtimin e ujësjellësit të ri, i cili do të transformojë tërësisht situatën e furnizimit me ujë të pijshëm për banorët e zonës, duke mbuluar njëkohësisht edhe një pjesë të rëndësishme të zonës bregdetare.

Janë më shumë se 6 mijë banorë që përfitojnë nga ky investim, për të cilët aktualisht situata e furnizimit paraqitet me problematika për shkak të amortizimit dhe mungesës së rrjeteve shpërndarëse.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ndoqi nga afër këtë të premte zbatimin e projektit, ku aktualisht janë realizuar afro 80% e punimeve.

Ne e ngritëm ndërmarrjen rreth një viti më parë dhe rezultatet për 2024 janë me të vërtetë mbresëlënëse. Uji pa të ardhura, si humbje e përgjithshme teknike nga 75 është ulur në 66%, krahasimisht me një vit më parë. Një ndryshim kaq i madh në përqindje me të vërtetë është për t'u lavdëruar. Nga ana tjetër ka pasur dhe një rritje të rëndësishme përsa i përket mbledhjes së të ardhurave. Kanë arritur në 120% dhe ne e shpjegojmë gjithmonë që çfarë është 120%. Është dhe ai 20% që ne mbledhim nga çfarë ka mbetur nga vitet e kaluara. Pra përveçse janë likuiduar të gjitha faturat e konsumuara gjatë këtij viti, kemi mbledhur dhe debitet e vitit të shkuar, kur mbledhja e të ardhurave ka qenë 85%”, u shpreh Balluku. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos