Komision i përbashkët italo-shqiptar, do të monitorohen administratat doganore të dy vendeve

Nga A2 CNN
4 Prill 2024, 15:44 | Ekonomi

Komision i përbashkët italo-shqiptar, do të monitorohen

Shqipëria dhe Italia do të kenë një komision të përbashkët për monitorimin e administratave doganore të dy vendeve. Marrëveshja u nënshkrua në Tiranë nga ministri i Financave, Ervin Mete, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Doganave dhe Monopoleve të Italisë, Roberto Alesse dhe Komandanti i Përgjithshëm i Guardia di Finanza, Andrea De Gennaro.

Komisioni do të kryejë monitorimin e bashkëpunimit mes administratave doganore të dy vendeve dhe ndërmarrjen e nismave të përbashkëta në kuadër të përafrimit të procedurave dhe legjislacionit me standardet dhe kuadrin ligjor të Bashkimit Evropian. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos