Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka prezantuar sot drejtorin e ri të AKBN-së. Bëhet fjalë për ekonomistin Petrit Malaj, i cili sipas ministres do të ketë detyrën e reformimit rrënjësor të këtij dikasteri.
“I japim mirëseardhjen Petrit Malajt, drejtorit të ri të AKBN-së. Një Agjenci e rëndësishme, ku tashmë kemi nisur një reformë rrënjësore për t’i dhënë këtij institucioni vëmendjen që i takon, në një kohë kur sektori minerar dhe veçanërisht nëntoka po merr gjithmonë e më shumë rëndësi, tashmë edhe nga Bashkimi Europian”, shkruan Balluku. (A2 Televizion)