Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja për karburantet

Nga A2 CNN
2 Maj 2026, 14:16 | Ekonomi

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja për karburantet

Bordi i Transparencës ka publikuar këtë të shtunë çmimet e reja për karburantet në vend.

Çmimi i shitjes me pakicë i naftës është vendosur të jetë jo më shumë se 206 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 194 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës është vendosur të jetë jo më shumë se 184 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 172 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi nga kjo e shtunë, ora 16:00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos