Ekspertët paralajmërojnë pasoja afatgjata, emigrimi i të rinjve i kushton ekonomisë shqiptare miliona euro çdo vit

Nga Mario Brakaj
1 Maj 2026, 13:58 | Ekonomi

Shkollohen, arsimohen dhe kur duhet të kontribuojnë në ekonominë e vendit, zgjedhin të largohen.

Çdo shqiptarë i aftë për punë që ikën, i kushton Shqipërisë 14 mijë euro. Një studim për emigrimin e të rinjve në vendet e Ballkanit Perëndimor i realizuar nga “Fondacioni Westminster për Demokraci” tregon se çdo largim është një kosto e humbur për ekonominë e vendit tonë si në drejtim të arsimimit por dhe punësimit, raporton A2CNN. 

Arjan Gjonça, ekspert për emigracionin, shprehet: “Ky djalë apo vajzë derisa është bërë 26 vjet është rritur nga taksapaguesit shqiptarë. Nëse ka shkuar në shkollë ka shkuar nga taksat e shqiptare nëse ka patur nevojë shëndetësore ka shkuar në spitale ku taksapaguesit shqiptarë kanë paguar. Kostoja tjetër e madhe është se këta të rinj largohen në moshën e punës, d.m.th kontributi i tyre si individë në moshën e punës është zero në atë drejtim”.

Studimi merr në analizë një mesatare prej 41 mijë e 700 persona në vit të larguar. Ndalur tek kostot e arsimit ato arrijnë deri në 500 milionë euro. Shkollimi i një shqiptari në varësi të nivelit arsimor kushton  6 mijë euro për filloren, 9 mijë e 300 euro për shkollën e mesme, 18 mijë euro për studimet akademike dhe 32 mijë euro për studimet doktorale. 1 miliardë euro humbje. 

 “Nëse ne do marrim se PBB është midis 18-19 miliardë euro një llogaritje e thjeshtë e bërë nga kjo shifër në këtë studim, rreth 5-6% e GDP është humbje. Ajo rritja ekonomike e Shqipërisë do të ishte shumë më e madhe”, vijon Gjonça.

Nëse këta të rinj që arsimohen punësohen të gjithë në vendet e tjera i kushton rritjen ekonomike deri në 560 milionë euro. Duke bërë që në total emigrimi i shqiptarëve në një vit ti kushtojë vendit rreth Përfitimi i vetëm i Shqipërisë nga të shqiptarët e larguar janë remitancat të cilat nuk përcaktohen si një tregues pozitiv i vendit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos