Fatbardha Rino e Jet Bank: 26 vite eksperiencë; kurrë pre e axhendave të intimidimeve

Nga A2 CNN
1 Maj 2026, 10:32 | Ekonomi
Fatbardha Rino e Jet Bank: 26 vite eksperiencë; kurrë pre e axhendave

Duke folur në “Opinion”, CEO Fatbardha Rino tha se çdo risi në një treg të rregulluar si ai bankar sjell natyrshëm reagim dhe rezistencë, sidomos kur ndryshon mënyrën tradicionale të funksionimit të sistemit financiar.

Ajo e konsideroi këtë si një fenomen të njohur në çdo treg europian kur futen banka digjitale.

Jet Bank, sipas saj, është ndërtuar mbi parimin e një strukture të verifikuar, me aksionarë të kontrolluar dhe pa përfshirje në operacione, ndërsa drejtimi është plotësisht i ndarë dhe profesional.

“E vjetra gjithmonë reagon ndaj të resë, por rregullatori dhe faktet mbeten të vetmet që vlejnë,” u shpreh ajo.

Ajo shtoi se transformimi digjital në banking nuk është vetëm teknologjik, por edhe kulturor, sepse ndryshon mënyrën se si qytetarët aksesojnë shërbimet financiare.

Pikërisht kjo, sipas saj, është arsyeja pse bankat digjitale shpesh keqkuptohen në fazat e tyre të para.

***

Fatbardha Rino of Jet Bank: 26 years of experience; never a prey to intimidation agendas

Speaking on “Opinion”, CEO Fatbardha Rino stated that every innovation in a highly regulated market such as banking naturally triggers reaction and resistance, especially when it transforms traditional financial structures. She described this as a well-known phenomenon across European markets when digital banks emerge.

According to her, Jet Bank is built on a verified structure with controlled shareholders who have no involvement in operations, while management is fully separated and professionally governed.

“The old always reacts to the new, but in the end, only regulators and facts matter,” she said.

She further added that digital transformation in banking is not only technological but also cultural, as it reshapes how citizens access financial services. This, she noted, is why digital banks are often misunderstood in their early stages.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos