
Bordi i Transparencës ka njoftuar ndryshime në çmimet e karburanteve, pas mbledhjes së të mërkurës.
Çmimi i shitjes me pakicë i naftës do të jetë jo më shumë se 213 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 201 lekë/litri.
Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës do të jetë jo më shumë se 190 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 178 lekë/litri.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot në orën 14:00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes. (A2 Televizion)