Arrestohet 35-vjeçari, i vuri zjarrin banesës së prindërve të bashkëjetueses duke shkaktuar vdekjen e tyre

Nga A2 CNN
14 Tetor 2026, 12:38 | Kronikë

Arrestohet 35-vjeçari, i vuri zjarrin banesës së prindërve

Policia e Tiranës ka arrestuar një 35-vjeçar i cili i vuri zjarrin banesës ku jetonin prindërit e bashkëjetueses së tij, të cilët humbën jetën, raporton A2 CNN.

“Rreth orës 00:30 të datës 14.10.2026, menjëherë pas njoftimit për zjarr te banesat sociale në rrugën “Ali Shefqeti”, Shkozë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 shkuan në vendngjarje, për të sqaruar rrethanat dhe përgjegjësitë në lidhje me rastin. Nga veprimet hetimore të kryera nga ekspertë kriminalistë dhe ekspertë të rasteve të zjarrvënieve, dyshohet se shtetasi A. I., 35 vjeç, i ka vënë zjarrin njërës prej banesave të këtij kompleksi, konkretisht asaj të shtetasve I. Z., 65 vjeçe dhe A. Z., 68 vjeç, prindër të bashkëjetueses së tij. Si pasojë, humbën jetën në spital, të dy bashkëshortët. Si rezultat i veprimeve të menjëhershme policore, 35-vjeçari u arrestua menjëherë pas kryerjes së krimit”, tha policia.

Hetimi është në vijim, në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, për të sqaruar dhe dokumentuar me prova ligjore, të gjitha rrethanat e këtij rasti.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos