“Bujqësia duhet të lidhet më fort me turizmin, biznesi është motori kryesor i ekonomisë”

Nga A2 CNN
5 Nëntor 2025, 23:02 | Ekonomi

Gazetarja Aurora Sulçe, e ftuar në emisionin Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN, ka theksuar nevojën për një bashkërendim më të mirë mes bujqësisë dhe turizmit, si mënyrë për të krijuar sinergji dhe avantazh konkurrues për ekonominë shqiptare.

Sipas Sulçes, inovacioni dhe mbështetja për startup-et janë thelbësore për të frenuar largimin e të rinjve dhe për të forcuar bazat e zhvillimit të qëndrueshëm.

Ajo vlerësoi gjithashtu faktin që paketa fiskale e vitit të ardhshëm nuk parashikon ndryshime në taksa, duke e cilësuar këtë si një sinjal pozitiv për stabilitetin ekonomik dhe besimin e investitorëve, shkruan A2 CNN.

“Duhet një lidhje më e mirë e bujqësisë me turizmin, sepse në këtë mënyrë mund ta kemi sinergji edhe avantazh konkurrues. Inovacioni gjithashtu duhet të ketë vëmendje si një formë për mbështetjen e startup-eve për të mbajtur të rinjtë këtu e për të frenuar ikjen e trurit, gjë që qeveria me të drejtë ka filluar ta bëjë vitet e fundit. Një element pozitiv që vlen ta theksojmë, sepse kur ka të mira vlen edhe t'i themi, është që paketa fiskale nuk ka ndryshim taksash. Kjo është gjë shumë e rëndësishme sepse krijon stabilitet në politikat për investitorët vendas dhe të huaj, tregon deri diku edhe një dëgjim që qeveria ka bërë nga ndaj biznesi. Pa këtë dialog bëhet shumë e vështirë pastaj që ekonomia të ecë se qeveria e vetme nuk bën dot gjë. Biznesi është agjenti kryesor në ekonomi”, tha Sulçe. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos