Institucione në vend kanë detajuar kriteret për përfitimit e shtesës në pagë duke filluar nga 1 korriku. Ato nisin nga punonjësit me pagën më të ulët, për të vijuar edhe me profesionet me vështirësi në punë, por edhe puna në fundjavë e në ditët e festave zyrtare. Çfarë duhet sqaruar është se tek arsimtarët dhe mjekët, jo të gjithë përfitojnë. Shtesën e pagë e përcaktojnë vitet e punës.
Rritja e pagave për arsimtarët do të bëhet vetëm në bazë të viteve të eksperiencës. Konkretisht një mësues i arsimit të mesëm të lartë me eksperiencë 15 vite do të paguhet 98 mijë e 500 lekë, një mësues i arsimit të mesëm të ulët 96 mijë e 500 lekë ndërsa arsimit 9 vjeçar, 95 mijë lekë.
Kemi folur për mësues, mjekë, apo punonjës të Agjencive të zbatimit të ligjit, por administrata ka edhe të tjerë. Për shembull nga 8 deri në 24 mijë lekë shtesë do të ketë mundësinë të përfitojë në pagën e tyre në fund të muajit një grimier, specialist ndriçimi i teatrit kombëtar por dhe Ansamblit popullor, rojet në zonat e mbrojtura apo dhe magazinierët në kryeministri.
Në rritjen e pagave janë përfshirë edhe punonjës të minierave, agjencisë së inteligjencës artificiale, punonjës në shërbimet e shëndetit mendor por dhe ata në kontakt me të dënuarit. Paga e tyre do të jetë 8 deri në 14 mijë lekë më e lartë.
Ushtarakët do të marrin 18 deri në 25 mijë lekë më shumë ndërsa zjarrfikësit 19 mijë deri në 29 mijë lekë. Por përtej shtesës në pagë disa prej profesioneve do të kenë mundësinë edhe të pagesës së punës jashtë orarit zyrtar por dhe në ditë të festive.
Rritja e pagave për punonjësit e sistemit shëndetësor nuk do të jetë vetëm vlera nga 15-20 mijë lekë sipas kategorive. Por shtesë në pagë do të ketë edhe për fundjavat apo festat zyrtare. Konkretisht punonjësit e qendrave spitalore universitare nëse paraqiten përtej orarit zyrtare në ditët e zakonshme do të paguhen 7 mijë lekë, nëse paraqiten fundjavave 7 mijë lekë dhe në ditët e festive zyrtare 8 mijë lekë shtesë në pagën e tyre në fund të muajit.
Për 135 mijë punonjës të administratës shtetërore efekti në buxhetin e shtetit për gjysmën e dytë të vitit do të jetë 11 miliardë lekë. Ndërsa ky indeksim pas 2026 do të kryhet në bazë të normës së inflacionit. (A2 Televizion)