Kriza e dy viteve më parë nxori si kurrë më parë në pah nevojën e Shqipërisë për t’i dhënë një tjetër hov procesit të shtimit të burimeve të prodhimit të energjisë. Çmimet e larta të importit përveçse gllabëruan qindra-milionë euro nga buxheti, shkundën edhe strategjitë në letra duke diktuar hedhjen e hapave konkretë. Po sot... dy vite më pas, cila është panorama e sektorit energjetik në vend?
“Në këto dy vitet e fundit kemi shtuar një për qindje të vogël në energji diellore. Janë duke u ndërtuar disa parqe gjeneratorësh të erës. Qytetarët janë të parët për tu diversifikuar dhe për të pasur kosto më të ulëta për atë c’ka paguajnë”, u shpreh Shkëlqim Karaj.
Rritja e interesit nga familjet dhe bizneset për panele fotovoltaike, ka nxitur sipërmarrjet në këtë sektorë që të mendojnë vetë për prodhimin e tyre, në vend që t’i importojnë të gatshme nga jashtë.
“Ne kemi hapur fabrikën tonë në Durrës rishtas për prodhimin e konstruksioneve metalike ku lënda e parë është magnelis, një lëndë për t’u theksuar pasi është shumë e rëndësishme për pjesën e vetë-shërimit dhe antikorrozionit siç janë zonat e Fierit apo Karavastasë që kanë prani të lartë kripe”, tregon Ervjola Qose.
Energjia nga dielli bëhet edhe më e rëndësishëm në prag të vitit të ri, veçanërisht për bizneset.
Nga 1 janari 2025 në tregun e lirë do të dalin edhe bizneset që furnizohen në tensionin 10 kv
Nga Karavastaja në Spitallë, përfshirë vet-prodhuesit në rrjetin e shpërndarjes, impiantet në Qyrsaq, Vaun e Dejës apo digën e Zadejes dhe bashkë me ankandet e fundit eolike dhe ato fotovoltatike hibride, sektori energjetik sot në vend gëzon një vlerë të shtuar që pritet të gjenerojë deri në 1.3 terravat/orë energji. (A2 Televizion)