“Si nuk të pyeti?”, Manastirliu tregon si e priti kandidaturën: Jam thirrur në detyrë

Nga A2 CNN
5 Tetor 2025, 10:34 | Politikë

“Si nuk të pyeti?”, Manastirliu tregon si e priti

Ogerta Manastirliu ishte e ftuar në podcastin e radhës së kryeministrit Edi Rama ku përveç jetës së saj, fillesave në PS, foli dhe për kandidimin e saj për bashkinë e Tiranës.

Ministrja rrëfeu se si e priti familja e saj caktimin e emrit të saj për të drejtuar kryeqytetin, teksa shton se është thirrur në një detyrë të rëndësishme për të transformuar Tiranën.

“Vajzat më thanë “si ka mundësi si nuk të pyeti”. Më thanë “po mirë do e bësh edhe këtë gjë”. Burri nuk më foli menjëherë, pastaj patëm një bisedë tepër të gjatë. E shoh si një përgjegjësi të madhe, një sfidë të përbashkët, ku secili prej nesh si qytetarë duhet të bëjë për vendin e vetë. Tirana është sa sfidë aq edhe krenaria jonë. Ja vlen çdo sakrificë për ta marrë përsipër dhe përgjegjësia për të çuar përpara transformimin e saj është një sakrificë që nuk e mbaj vetëm.

Është tjetër të jesh në një ekip që transformon Shqipërinë dhe e çon atë në BE. Unë jam thirrur në detyrë, për një mision historik dhe nuk e shoh si një detyrë të radhës, por si një përgjegjësi nga e cila varet e ardhmja e qytetit, si ta bësh atë më të jetueshëm, më të gëzueshëm. Ajo që më bën të dua punët e mia, është që unë dashurohem me punën që bëj, pavarësisht detyrës që bëj. Për mua nuk ka rëndësi karrigia, për mua ka rëndësi kontributi dhe secili duhet të jap më të mirën. Skuadra ka rëndësi. Është si në sport, ka kush mbron, sulmon, bën strategjinë dhe të gjithë duhet të mbajnë pozicionin e tyre. Historia ime nuk është e parashkruar, por një histori besimi, nga ju që me keni njohur përmes punës dhe qytetarët”, tha Manastirliu. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos