Plagosja e gjimnazistëve në Kamzë, gjykata vendos për autorët

Nga A2 CNN
5 Tetor 2025, 10:56 | Kronikë

Plagosja e gjimnazistëve në Kamzë, gjykata vendos për

Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë "arrest në burg" për njërin nga 16 vjeçarët e akuzuar për plagosjen e dy bashkëmoshatareve të tjerë pranë gjimnazit "Ibrahim Rugova" të Kamzës.

Për të akuzuarin e dytë gjykata caktoi masën "arrest në burg" me afat 1 mujor. I dyti është edhe vetë i lënduar në konfliktin ku i përdorën edhe thika.

Përmes avokatit ai ka pretenduar se nuk ka qenë pjesë e sherrit, por ka ndërhyrë për t'i ndarë shokët e tij.

Sipas A2 CNN, sherri fillimisht ka nisur brenda në oborrin e shkollës dhe më pas adoleshentët kanë dalë jashtë murit rrethues dhe janë zënë me thika. Në konflikt janë përfshirë rreth 5 nxënës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos