“Më ftoi një shoqe”, Manastirliu rrëfen si iu bashkua PS: U njohëm me Ramën në një furgon

Nga A2 CNN
5 Tetor 2025, 10:09 | Politikë

“Më ftoi një shoqe”, Manastirliu rrëfen si iu bashkua

Në podcastin me kryeministrin Rama, ku ai e prezantoi si kryetaren e parë femër të bashkisë së Tiranës, Ogerta Manastirliu rrëfeu një pjesë të jetës së saj personale dhe fillesat e saj me Partinë Socialiste.

Manastirliu tregon se ishte në vitin e parë në shkollë të lartë, kur e ftoi një shoqe që të bëhej pjesë e fushatës kur Edi Rama kandidonte për bashkinë e Tiranës.

“Më ftoi një shoqja ime që të bëhesha pjesë e një aktiviteti të PS. Shkoj dhe gjej një furgon ku shkruhej me Edi Ramën për Tiranën. Të gjithë ishim intriguar nga ministri Rama që nuk ishte si gjithë të tjerë, transformues, me shpirt rebelët. Në furgon erdhët ju dhe aty nisi dhe rrugëtimi im me PS. Me ju kemi shëtitur gjithë Tiranën dhe unë pashë çfarë ndodhte jashtë në rrethina dhe ishte e errët dhe e zymtë. Ishte një moment shprese dhe zgjimi, me Tiranës që mund të rizgjohej dhe t’i vinin ngjyrat”, tregon Manastirliu.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos