Tre të rinjtë kapen me drogë, e shpërndanin në zona të ndryshme të kryeqytetit

Nga A2 CNN
5 Tetor 2025, 11:12 | Kronikë

Tre të rinjtë kapen me drogë, e shpërndanin në zona

Tre të rinj nga Kamza kanë rënë në pranga e policisë nën akuzën e shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Në kuadër të operacionit “Collaboration” janë arrestuar shtetasit S. C., 22 vjeç, R. Gj., 22 vjeç dhe një shtetas i mitur, 17 vjeç.

Tre të rinjve iu sekuestruan 700 gr kanabis sativa të cilën dyshohet se do ta shisnin në zonën e Kamzës.

Nga hetimet ka rezultuar se lënda narkotike është siguruar nga shtetasi S. C. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 17-vjeçarit, u gjet dhe u sekuestrua një tjetër sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos