E premtja, afati i fundit. Rreth 66 mijë aplikime në skemën e bujqësisë, kryeson Fieri

Nga Marjo Brakaj
28 Maj 2025, 15:09 | Ekonomi

Afati për aplikimin në Skemën Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi 2025 po shkon drejt fundit. Fermerët dhe blegtorët kanë kohë deri më 30 maj, për të përfituar nga pagesat e drejtpërdrejta që ofrohen përmes 8 masave mbështetëse të kësaj skeme.

“Janë regjistruar rreth 66 mijë aplikime deri më sot. Me një vlerë totale të kërkesës prej 5.5 miliardë lekësh. Nga këto 66 mijë aplikime, rreth 50 mijë aplikime i përkasin skemës së naftës... në mbështetje të punimeve të mekanizuara në bujqësi. Dhe rreth 16 mijë aplikime janë për masat nga 1 deri në 7. Qarqet që kanë interesin më të lartë janë Fieri, Korça, Berati dhe Elbasani”, thotë për A2 CNN Ardita Kuçi,  drejtoreshë e Përgjithshëm AZHBR.

E premtja, afati i fundit. Rreth 66 mijë aplikime në skemën e

Ata që kanë lopë do të marrin 10 mijë lekë për krerë, ndërsa ata që mbarështojnë të imëta 1 mijë e 200 lekë. Me 1 mijë lekë do të mbështeten bletarët, ndërsa kultivuesit e perimeve, luleshtrydheve dhe rrushit do të marrin 200 mijë lekë për hektarë. Në skemë janë përshirë edhe bimët medicinale me 30 mijë lekë për hektarë. (grafik 1) Masat kanë joshur edhe fermerë të tjerë të formalizohen.

“Këtë vit kemi rreth 5200 NIPT-e të reja, të cilat aplikojnë për herë të parë në skemën mbështetëse të vitit 2025. Në rritje në raport me vitet e tjera. Kjo do të thotë se interesi është në rritje dhe fermerë të shkuar kanë shkuar dhe kanë hapur NIPT-e të reja”, thotë Kuçi.

E premtja, afati i fundit. Rreth 66 mijë aplikime në skemën e

Përveç mbështetjes direkte me grante dhe naftë, gjatë këtij viti janë vënë në dispozicion edhe kredi të buta për fermerët, me garanci sovrane, përmes bashkëpunimit me bankat e nivelit të dytë. “Gjithashtu gjatë vitit 2025 në dispozicion të fermerëve kemi kredinë e butë e cila është vënë në dispozicion nga Banka e Shqipërisë dhe deri në këtë moment kemi bankat e nivelit të dytë të cilat raportojnë se kanë kontrata të lidhura me fermerëve. Kemi garancinë sovrane dhe skemën e investimeve e cila do të vijojë edhe në harkun e viteve 2025-2026”.

Skema Kombëtare synon të nxisë zhvillimin e qëndrueshëm të bujqësisë dhe blegtorisë, përmes mbështetjes financiare për fermerët që plotësojnë kriteret. Aplikimet kryhen online në platformën e-Albania, me asistencë nga zyrat e AREB në çdo bashki. “Duke qenes e aplikimet mbyllen mesnatën e 30 majit nëpërmjet sistemit E-Albanai. Janë të ftuar të gjithë fermerët që përmbushin kushtet të aplikojnë duke pasur edhe asistencën e Agro-Pikave apo AREB-eve që do të jenë në dispozicion të tyre deri ditën e fundit”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos