Karta e azilit s'funksionon, më shumë se 15 mijë shqiptarë u dëbuan nga BE në 2024

Nga Marjo Brakaj
24 Maj 2025, 14:19 | Ekonomi

Ma avionë nga ajri, traget nga deti apo autobusë në rrugë tokësore...më shumë se 15 mijë qytetarë shqiptarë që qëndronin në mënyrë të parregullt në vendet e Bashkimit Europian gjatë vitit të shkuar.

Karta e azilit s'funksionon, më shumë se 15 mijë

Ndonëse në rënie në raport me vitet e mëhershme, të dhënat nga Instituti Europian i Statistikave tregojnë se shqiptarët vijojnë të luajnë “kartën e pasuksesshme të azilit”. Gjysma e totalit janë refuzuar në shtet fqinjë, Greqi dhe Itali, ndërsa pjesa tjetër e shpërndarë në Lituani, Hungari dhe Gjermani.

“Është e pamundur të merret azil për arsye ekonomike apo për pasiguri fizike. Ne jemi vend i sigurt dhe rrjedhimisht nuk jepet azil”, thotë për A2 CNN, Nirvana Deliu, hulumtuese e politikave evropiane.

Të dhënat nga Eurostat tregojnë gjithashtu se mbi 14 mijë shqiptarëve të tjerë iu refuzua hyrja në vendet e Bashkimit Europian vjet. Lista kryesohet nga qytetarët nga Moldavia, Turqia, Serbia, Bosnje-Hercegovina, Gjeorgjia apo Kosova.

Karta e azilit s'funksionon, më shumë se 15 mijë

“Duhen kuptuar arsyet. Është mungesë informacioni nga ana e qytetarëve lidhur me mënyrën se si Schengen funksionon apo bëhet me vetëdije”, thotë Deliu.

Të dhënat nga Eurostat tregojnë se shqiptarët renditen në “top 10 e vendeve në botë” për numrin më të lartë të emigrantëve që qëndrojnë në mënyrë të parregullt në një nga vendet e “unionit”. Në vendet e “unionit” besohet se jetojnë në mënyrë të parregullt gati 30 mijë shqiptarë. Shifra ka mbetur thuajse e pandryshuar në 8 vitet e fundit.

Karta e azilit s'funksionon, më shumë se 15 mijë

Po çfarë rrezikon Shqipëria nga numri në rritje i qytetarëve që përpiqen të qëndrojnë në vendet europiane në mënyrë të parregullt? “Ndikon pikërisht në atë që u diskutua në 2017-n, kur Holanda kërkoi pezullimin e vizave me Shqipërinë”, thotë Deliu.

Në vitin 2024, 123 mijë e 655 shtetas të vendeve të treta u refuzuan të hynin në territorin e BE-së në njërin prej kufijve të saj të jashtëm, një rritje e lehtë prej 0,3 për qind krahasuar me 2023-in. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos