Euro bie në nivelin më të ulët të dy viteve të fundit

Nga A2 CNN
1 Gusht 2024, 15:11 | Ekonomi

Euro e ka nisur muajin gusht duke prekur nivelin më të ulët të 2 viteve të fundit kundrejt lekut. Në 24 orët e fundit Banka e Shqipërisë bën të ditur se monedha europiane po këmbehet mesatarisht për 100.14 lekë.  

Hyrja në pikun e sezoni turisik me një shtim të numrit të turisëve por dhe një fluks të euros, ka bërë që kjo monedhë të zhvlerësohet më tej edhe këtë vit.

Krahasuar me gusht 2023 euro po këmbehet rreth 0.33 lekë më pak. Në blerje euro po tregohet për 99.98 lekë ndërsa në shije 100.39 lekë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos