Euro prek fundin, pëson një tjetër rënie drastike në raport me Lekun

Nga A2 CNN
21 Tetor 2025, 16:52 | Ekonomi

Euro prek fundin, pëson një tjetër rënie drastike në

Euro ka pësuar rënie të mëtejshme në kursin e këmbimit me Lekun ditën e martë, duke prekur një minimum të ri historik.

Sipas kursit zyrtar të këmbimit, të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane u këmbye sot me 96.6 lekë, niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë.

Kursi i këmbimit vazhdon të jetë në rënie edhe me bazë vjetore, me 2.2% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, shkruan A2 CNN.

Agjentët e këmbimit valutor shprehen se tregu vazhdon të karakterizohet nga një ofertë e lartë e Euros, ndërsa kërkesa për blerje është e dobët.

Kjo ka sjellë rënie të mëtejshme të nivelit të kursit dhe sidomos të çmimit në shitje të ofruar nga bankat. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos