Çfarë duhet të dini para se të firmosni për të marrë një kredi?

Nga Aurora Sulçe
16 Janar 2025, 15:53 | Ekonomi

Marrja e një kredie është pjesë e përditshmërisë së shumë njerëzve për realizimin e shumë objektivave si, të blesh një shtëpi, mallra të tjerë, të kryesh studimet apo edhe pushimet. Po ky proces ka rregulla të cilat duhen kuptuar përpara se të ndërmarrësh çdo veprim, siç është hedhja e firmës në fund të kontratës. Duhet që kjo e fundit të lexohet dhe të kuptohet mirë përpara se të marrësh çdo lloj angazhimi.

Çfarë duhet të dini para se të firmosni për të

Të dhënat tregojnë se kredia për individët ka arritur në fund të shtatorit të vitit të kaluar në mbi 298.2 miliardë lekë, me rritje 31.6 miliardë kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë.

Qytetarët marrin kredi për qëllime të ndryshme.

Çfarë duhet të dini para se të firmosni për të

Pjesa më e madhe për blerjen e një banese, pasi nuk e kanë të gjithë shumën në formë kursimesh. Një pjesë marrin kredi edhe për nevoja të përditshme ose thënë ndryshe, kredi konsumatore.

Por marrja e një kredie ka disa kushte, të cilat duhet të plotësohen dhe është e rëndësishme, që kredimarrësi t’i njohë dhe t’i kuptojë.

Çfarë duhet të dini para se të firmosni për të

Së pari, duhet të ketë të ardhura të mjaftueshme për të paguar kredinë dhe për të vijuar normalisht jetesën. Së dyti, duhet të ketë kolateral ose ndryshe një pronë që t’ia bllokojë bankës si garanci. Kjo në rastin e blerjes së një shtëpie me kredi, por jo domosdoshmërish kur merr kredi konsumatore. Kushti i tretë është një historik i pastër. Thënë ndryshe, qytetari duhet të ketë qenë i rregullt në shlyerjen e kredive të mëparshme nëse ka pasur. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos