Financohet deri në 50%, hapet thirrja për të mbështetur projekte në turizëm

Nga Marjo Brakaj
16 Janar 2024, 15:32 | Ekonomi

Financohet deri në 50%, hapet thirrja për të mbështetur

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka hapur thirrjen për të mbështetur financiarisht projekte në drejtim të promovimit të Shqipërisë si destinacion për të huajt. Skema që aplikohet tashmë prej vitesh do të mbështesë deri në 50 për qind investimet në sektorin e turizmit.

Nga thirrja e cila zgjat deri më 13 shkurt mund të përfitojnë qytetarë e sipërmarrës, shqiptarë apo të huaj. Subjektet aplikuese duhet të plotësojë një sërë kushtesh të lidhura me vërtetim që nuk janë në falimentim apo që kanë përmbushur detyrimet tatimore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos