FMN vlerëson ekonominë shqiptare: Rritje e qëndrueshme dhe sektor bankar i fortë

Nga Marjo Brakaj
3 Qershor 2026, 15:21 | Ekonomi

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka dhënë një vlerësim pozitiv për zhvillimet ekonomike në Shqipëri, duke theksuar se vendi po vijon të ruajë ritme të qëndrueshme rritjeje dhe një sistem financiar të shëndetshëm.

Ky konstatim u bë gjatë vizitës së misionit të FMN-së në Tiranë, të zhvilluar nga 28 maji deri më 2 qershor 2026, nën drejtimin e shefit të misionit për Shqipërinë, Diego Cerdeiro.

Gjatë qëndrimit në vend, ekspertët e FMN-së zhvilluan një sërë takimesh me përfaqësues të Bankës së Shqipërisë dhe me Guvernatorin Gent Sejko. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos