Ministri Karakaçi: Miratohet ndërtimi i impiantit fotovoltaik me kapacitet 96 megavat

Nga A2 CNN
3 Qershor 2026, 13:25 | Ekonomi

Ministri Karakaçi: Miratohet ndërtimi i impiantit fotovoltaik me

Këshilli i Ministrave miratoi sot një nismë që lidhet me ndryshimet transformuese të sektorit energjetik, atë të ndërtimit të një impianti energjie fotovoltaike me kapacitet 96 megavat.

Në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së qeverisë ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi theksoi se “Shqipëria ka hyrë në një fazë tjetër transformuese për sa i përket energjisë elektrike”.

“Energjia e rinovueshme fotovoltaike po merr një zhvillim shumë të madh për shkak të të gjitha reformave që ka marrë qeveria shqiptare”, tha Karakaçi.

Ministri Karakaçi dha si shembull kaskadën e Fierzës që sot është e fikur për shkak se prodhohet nga energjia fotovoltaike.

“Në fund të ditës të gjitha ato gjëra që janë thënë vitet e shkuara dhe ku kërkonim që ne të arrinim në sektorin e energjisë elektrike, gjendemi sot që kemi këto burime të reja të energjisë së rinovueshme që ndihmojnë në rritjen e sigurisë së furnizimit me energji elektrike në Shqipëri”, përfundoi Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos