
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë njoftoi se nga 1 korriku do të nisë zbatimi i programit “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, një instrument i ri mbështetës për bizneset.
Sipas saj, programi parashikon një fond prej 250 milionë eurosh, me qëllim rritjen e aksesit në financim dhe forcimin e sipërmarrjes.
Gjithashtu, skema përfshin një garanci sovrane në vlerën e 30 milionë euro, e cila synon të ulë riskun dhe të mundësojë kredi me norma interesi të favorshme nga 2 deri 3%.
Sipas ministres Ibrahimaj, qeveria synon që përmes këtij programi të informojë bizneset mbi potencialin e financimit dhe të nxisë rritjen e produktivitetit në ekonomi.
Nëpërmjet programit “Dyfisho sipërmarrjen tende” ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (SME-të) do të kenë mundësi të financojnë aktivitetin e tyre me norma lehtësuese interesi.
Programi i financimit për SME-të do të mbështet nga qeveria nëpërmjet Garancisë Sovrane me qëllim uljen e riskut të kreditimit dhe një fondi grant që do të vihet në dispozicion për bizneset me qëllimin hartimin e projekteve që do të kërkojnë për financim. (A2 Televizion)