
Për të qenë sa më afër investimeve të huaja në vendin tonë dhe me qëllim shtrirjen dhe rritjen e investimit ekzistues, Agjencia Shqiptare për Zhvillimin e Investimeve (AIDA), gjatë muajit qershor 2026, do të zhvillojë një seri takimesh “door-to-door” me kompani me kapital gjerman, italian, austriak, hungarez, holandez dhe zviceran që operojnë në Shqipëri.
Kjo nismë synon forcimin e dialogut të drejtpërdrejtë me investitorët ekzistues, identifikimin e sfidave dhe problematikave që ndikojnë në aktivitetin e tyre, si dhe diskutimin e planeve për zgjerim dhe investime të mëtejshme në vend.
Programi Aftercare 2026 mbështetet nga Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit dhe Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor dhe ambasadat e vendeve të cilat janë pjesë e programit të qershorit, duke synuar krijimin e një mekanizmi të qëndrueshëm bashkëpunimi ndërmjet institucioneve publike dhe sektorit privat.
Një komponent i rëndësishëm i programit është përfshirja e pushtetit vendor. Në këtë kuadër, AIDA ka nënshkruar 12 Memorandume Mirëkuptimi me bashki në të gjithë Shqipërinë për të rritur koordinimin institucional dhe mbështetjen ndaj investitorëve.
Paralelisht AIDA do të krijojë edhe një platformë digjitale të dedikuar shërbimit aftercare, e cila do t’u mundësojë investitorëve komunikim në kohë reale, raportim të problematikave dhe ndjekje institucionale të tyre.
Përmes kësaj fushate, AIDA synon të forcojë marrëdhëniet afatgjata me investitorët ekzistues, të përmirësojë klimën e biznesit dhe të nxisë zgjerimin e investimeve të huaja në Shqipëri. Ky program do të vijojë edhe me shtete të tjera. Fushata e përkujdesjes ndaj investitorit gjerman, italian, austriak, hungarez, hollandez dhe zviceran – takime derë më derë gjatë qershorit nga AIDA
Për të qenë sa më afër investimeve të huaja në vendin tonë dhe me qëllim shtrirjen dhe rritjen e investimit ekzistues, Agjencia Shqiptare për Zhvillimin e Investimeve (AIDA), gjatë muajit qershor 2026, do të zhvillojë një seri takimesh “door-to-door” me kompani me kapital gjerman, italian, austriak, hungarez, hollandez dhe zviceran që operojnë në Shqipëri.
Kjo nismë synon forcimin e dialogut të drejtpërdrejtë me investitorët ekzistues, identifikimin e sfidave dhe problematikave që ndikojnë në aktivitetin e tyre, si dhe diskutimin e planeve për zgjerim dhe investime të mëtejshme në vend.
Programi Aftercare 2026 mbështetet nga Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit dhe Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor dhe ambasadat e vendeve të cilat janë pjesë e programit të qershorit, duke synuar krijimin e një mekanizmi të qëndrueshëm bashkëpunimi ndërmjet institucioneve publike dhe sektorit privat.
Një komponent i rëndësishëm i programit është përfshirja e pushtetit vendor. Në këtë kuadër, AIDA ka nënshkruar 12 Memorandume Mirëkuptimi me bashki në të gjithë Shqipërinë për të rritur koordinimin institucional dhe mbështetjen ndaj investitorëve.
Paralelisht AIDA do të krijojë edhe një platformë digjitale të dedikuar shërbimit aftercare, e cila do t’u mundësojë investitorëve komunikim në kohë reale, raportim të problematikave dhe ndjekje institucionale të tyre.
Përmes kësaj fushate, AIDA synon të forcojë marrëdhëniet afatgjata me investitorët ekzistues, të përmirësojë klimën e biznesit dhe të nxisë zgjerimin e investimeve të huaja në Shqipëri. Ky program do të vijojë edhe me shtete të tjera. (A2 Televizion)