Forcohen marrëdhëniet me Finlandën, po shkëmbejmë më shumë mallra, në rritje edhe investimet nga Helsinki

Nga Marjo Brakaj
26 Shtator 2024, 16:40 | Ekonomi

Shqipëria po forcon marrëdhëniet ekonomike me Finlandën. Veçanërisht në drejtim të tregtisë së jashtme, dy shtet jo fort tradicionale referuar historisë po shkëmbejnë më shumë mallra me njëri-tjetrin, raporton A2 CNN. Nga 5.9 milionë euro janar-gusht 2023, këtë vit nga Finlanda janë blerë 12.6 milionë euro produkte.

E njëjta ka ndodhur edhe në kahun tjetër, atë të eksporteve të cilat janë zgjeruar me mbi tre herë në raport me janar-gushtin e një viti më parë. “Sot tregjet janë më fleksibël. Në momentin që dikush ta ofron me më pak kosto që produkt, biznesi ndryshon orientim. E njëjta po ndodh edhe mes Shqipërisë dhe Finlandës”, thotë për A2 CNN Antti Rahikka, Drejtori i Business Finland (Evropa Qendrore dhe Lindore).

Forcohen marrëdhëniet me Finlandën, po shkëmbejmë

Forcimi i marrëdhënieve ekonomike mes Shqipërisë dhe Finalandës po vihet re edhe te investimet e huaja. Nga Helsinki po vijnë më shumë para’, kryesisht drejt Tiranës. “Pjesa më e madhe e investime nga Finlanda janë në të mira dhe shërbime të cilat lidhen kryesisht me teknologjinë. Në hotelin ku po qëndroj përdoren ashensorë të prodhuar në Helsinki”, thotë Rahikka.

Megjithatë, krahasuar me vendet e tjera si Holanda apo Turqia, investimet nga Finlanda janë thuajse të papërfillshme. Drejtori i “Business Finland”  për Evropë Qendrore Lindore, Antti Rahikka tregon edhe formulën se si Shqipëria mund të përfitojë me vlerë ekonomie 300 miliardë euro. “Paraja do të vijë nëse ju keni ide të mira dhe një klimë të përshtatshme për të bërë biznes. Këtu është qeveria që duhet të ndërhyjë. Kjo do të krijonte kushtet për t’u integruar më shpejt në Bashkimin Europian”.

Në përpjekje për të forcuar lidhjet me Shqipërinë, së fundmi Finlanda vuri në dispozicion edh enjë fond të dedikuar për të rinjtë shqiptarë në fushën e “start up”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos