SHIFRAT | Rriten çmimet e siguriacioneve, kategoritë që do të paguajnë më shumë

Nga A2 CNN
25 Shtator 2024, 17:08 | Ekonomi

Duke filluar nga 1 janari i vitit të ardhshëm, çmimet e sigurimit të automjeteve nuk do të jetë të njëjta për të gjithë, por të diferencuara. Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare nga miratuar rregulloren që përcakton faktorët që do të ndikojnë tek çmimi i siguracionit që duhet të paguesi drejtuesi i mjetit.

SHIFRAT

Këta faktorë janë: historiku i aksidenteve, përfshi edhe rastet kur shkaktari i aksidentit nuk është i përfshirë në policën e sigurimit; fuqia motorike e mjetit; mosha e të siguruarit; eksperienca në drejtimin e mjetit; vjetërsia e automjetit etj.

Sigurimi i automjeteve, që është i detyrueshëm me ligj, dominon tregun e sigurimeve në Shqipëri.

SHIFRAT

Sipas të dhënave, 65.9% e tregut përbëhet pikërisht nga sigurimi i makinave; ndërkohë që vetëm 14.7% është sigurimi i jetës dhe shëndetit, që është sigurim vullnetar, si dhe 19.3% sigurimi i pronës, gjithashtu vullnetar, por detyrueshëm në rastin e nënshkrimit të kredive. Shifrat e mësiprme tregojnë qartë se shqiptarët sigurojnë makinat, por jo jetën dhe shëndetin.

Por cilat janë arsyet e kësaj situate?

SHIFRAT

Katër janë faktorët kryesorë, që të kombinuar me njëri tjetrin kanë kushtëzuar nivelin e ulët të zhvillimit të tregut të sigurimeve në Shqipërisë: Të ardhurat e pakta të qytetarëve dhe familjeve; mungesa e besimit tek kompanitë e sigurimit; mungesa e kulturës së të siguruarit, si dhe mangësitë në legjislacion.

Sot në A2 Business flasim për çmimet e reja të siguracionit të makinave dhe sigurimet në tërësi, nisur edhe fakti se vendi është goditur disa herë nga fatkeqësitë natyrore vitet e fundit, çka automatikisht duhet të ishte shoqëruar me rritje të sigurimeve vullnetare, gjë që nuk ka ndodhur. Ndjekim një material dhe rikthehemi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos