Forumi ekonomik "Davos 2025", përfaqësi nga thuajse gjithë rajoni, diskutohet për pasiguritë gjeo-ekonomike

Nga Marjo Brakaj
7 Janar 2025, 19:06 | Ekonomi

Me në qendër “Pasiguritë gjeo-ekonomike”, bashkë me tensionet tregtare e polarizimin kulturor. Davos-i, qyteti-resort alpin në Zvicër do të presë liderët e shteteve dhe kompanive më të fuqishme nga e gjithë bota në 20 deri më 24 janar. Në tryezat e diskutimeve të Forumit Ekonomik Botëror këtë vit, pjesë  e së cilave pritet të ketë përfaqësues nga Shqipëria e Kosova bashkë me shtetet e tjera të Rajonit do të flitet edhe për klimën, natyrën, energjinë dhe keqinformimin.

Forumi ekonomik "Davos 2025", përfaqësi nga thuajse

Rreth 2.700 pjesëmarrës të profilit të lartë kanë konfirmuar tashmë pjesëmarrjen. Në fakt bileta e anëtarësisë për një përfaqësues kompanie shkon deri në 120 mijë dollarë, një kosto e arsyeshme për të qëndruar me 0.01% e botës.

Forumi ekonomik "Davos 2025", përfaqësi nga thuajse

Për herë të parë, Kosova do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror të Davosit, duke prezantuar veten përmes iniciativës “Kosova House”, për të cilën  Qeveria e Kosovës ka ndarë 350 mijë euro.

Organizimi i forumit të Davos-it këtë vit pritet të kushtojë plotë 24 milionë franga zvicerane nga rreth 18 milionë vitin e shkuar. Kjo është ndër nivelet më të larta ndonjëherë.

Forumi ekonomik "Davos 2025", përfaqësi nga thuajse

Një pjesë e konsiderueshme e shpenzimeve, gati 9 milionë franga zvicerane është planifikuar të shkojë për sigurinë. Pjesa më e madhe e shpenzimeve do të mbulohet nga qeveria zvicerane.

Forumi ekonomik "Davos 2025", përfaqësi nga thuajse

Vitin e shkuar Shqipëria nuk u përfaqësua në nivel politik Forumin e Davosit, ndërsa në 2023-shin ku lidhi një marrëveshje bashkëpunimi me Izraelin në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes kibernetike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos