Një ditë pasi ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku njoftoi nisjen e fluturimeve nga viti i ardhshëm, Albcontroll ka hapur thirrjen për staf për Aeroportin e Vlorës.
Albcontol që ka në thelb menaxhimin dhe kontrollin hapësirën ajrore Shqiptare kërkon 6 inxhinierë, 7 specialistë dhe 7 vrojtues.
Rekrutimet do të mbeten të hapura deri në fund të këtij muaji.
(A2 Televizion)