Hapet Thumanë-Kashar, merr rrugë Korridori Blu

Nga A2 CNN
28 Qershor 2024, 21:41 | Ekonomi

Shqipëria ka më në fund autostradën e parë të kategorisë A, e cilësisë së Bashkimit Evropian sa i përket standardit të sigurisë dhe shpejtësisë së lëvizjes.

Bëhet fjalë për rrugën Thumanë-Kashar, punimet në të cilën kanë përfunduar tërësisht dhe ajo do të hapet për qarkullimin e mjeteve pasditen e 30 qershorit.

Rruga Thumanë-Kashar është pjesë e Korridorit Blu dhe është një aks i rëndësishëm që lidh veriun me jugun. Një segment rrugor me gjatësi 21 km, hapja e të cilit do të lehtësojë ndjeshëm trafikun në këtë zonë. Shpejtësia e lëvizjes do të jetë 130 km/h dhe do të ofrojë kushte të larta sigurie. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos