Euro ka zbritur në nivelet më të ulëta duke u këmbyer kështu për 101.92 lekë. Rënia e vlerës së monedhës europaine kundrejt asaj vendase arriti nivelet e mesit të korrikut kur dhe kjo valutë si pasojë edhe e prurjeve turistike ra në nivelin më të ulët, në 100.49 lekë.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë në blerje euro tregtohet për 101.44 lekë dhe në shitje për 102.48 lekë.
Niveli më i lartë që valuta europiane ka arritur në 5 muajt e fundit është vetëm gjatë gushtit në 110.58 lekë.
Ndërkohë në rënie paraqitet dhe ecuria e dollarit ndërsa paundi britanik dhe franga zvicerane kanë pësuar rritje të lehta në 24 orët e fundit. (A2 Televizion)