Indeksimi i pensioneve 2.5%, vendimi në Fletore Zyrtare. Ja kur do të nisë

Nga A2 CNN
29 Shtator 2025, 23:47 | Ekonomi

Indeksimi i pensioneve 2.5%, vendimi në Fletore Zyrtare. Ja kur do të

Nga 1 tetori nis indeksimi i pensioneve për vitin 2025 me 2.5 përqind.

Vendimi eshtë botuar në Fletoren Zyrtare dhe efektet financiare për zbatimin e tij përllogariten në një miliard e njëqind e dyzet milionë lekë, të cilat do të mbulohen nga fondi për politikat e indeksimit të pensioneve, i parashikuar në buxhetin e ISSH-së. 

Ndërsa në buxhet ishin parashikuar 1.6 miliardë lekë, shkruan A2.

Kjo nuk konsiderohet rritje pensionesh, por vetëm kompensim për çmimet e rritura gjatë periudhës 2024-2025.

Indeksimi këtë vit është më i ulët se vjet që ishte 4.1 përqind. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos