Indeksimi më 1 tetor, ja sa do të shtohen pensionet në fshat dhe qytet

Nga Marjo Brakaj
29 Shtator 2025, 14:47 | Ekonomi

Indeksimi më 1 tetor, ja sa do të shtohen pensionet në fshat dhe

Nga data 1 tetor, pensionet pritet të indeksohen, siç ndodh çdo vit për të reflektuar ndryshimin e kostos së jetesës. Megjithatë, qeveria ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar për nivelin e indeksimit.

Burime për A2 CNN bëjnë të ditur se rritja pritet të jetë në nivelin 2.5%, duke i shtuar një mbështetje shtesë mijëra pensionistëve në të gjithë vendin.

Indeksimi i pensioneve bëhet zakonisht mbi bazën e inflacionit dhe zhvillimeve ekonomike të vitit të kaluar, në mënyrë që të ruhet fuqia blerëse e qytetarëve më në moshë.

Vendimi i qeverisë pritet të bëhet publik gjatë ditëve në vijim.

Me këtë indeksim që pritet të marrë vulën nga Këshilli Administrativ i Institutit të Sigurimeve Shoqërore dhe më pas nga Këshilli i Ministrave, pensionet urbane të pleqërisë shtohen me afro 490 lekë në muaj, nëse marrim si referencë vlerën mesatare të kësaj kategorie që në fund të 2024-ës ishte 19,609 lekë.

Ndërsa për pensionet rurale, shtesa është 296 lekë, pasi pensioni mesatar rural është 11,878 lekë, dhe me këtë indeksim shkon në 12,174 lekë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos