Stopohen shitjet në Fier, çmimet e apartamenteve mbi logjikën e tregut

Nga Çaku Tafa dhe Gazmend Janku
26 Shtator 2025, 12:33 | Ekonomi

Stopohen shitjet në Fier, çmimet e apartamenteve mbi logjikën e

Rritja e çmimeve të apartamenteve në Fier përtej logjikës së tregut duket se ka ulur ndjeshëm blerjet e tyre. Agjentet imobiliarë shprehen se shitjet e apartamenteve thuajse janë përgjysmuar krahasuar me një vit më parë, ndërsa preferohen sipërfaqe të vogla kryesisht nga çiftet e reja.

9-mujori i këtij viti ka shënuar një ulje të ndjeshme të shit-blerjeve të apartamenteve në qytetin e Fierit. Sipas agjentëve imobiliarë kjo situatë ka ardhur kryesisht ngarritja e çmimit në mënyrë të palogjikshme krahasuar me një vit më parë.

Duke patur parasysh blerësit potencialë të apartamenteve në Fier dhe faktin se tashmë bankat nuk financojnë më kredi me vlerën 100 për qind të pronës, agjentja imobiliare u bën një apel shitësve të apartamenteve duke i orientuar edhe se sa duhet të jetë çmimi real i apartamenteve në qytetin e Fierit.

Zonat më të preferuara në fier dhe që kanë edhe çmimet më të larta të apartamenteve, janë lagjet Apolonia dhe Kastrioti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos