“Ky është kapitulli më sfidues i negociatave dhe aspekti më sfidues i anëtarësimit tonë në BE”, deklaronte Kryeministri Rama në gusht 2025. Kapitulli është aq sfidues saqë qeveria është dorëzuar duke kërkuar “kohë shtesë’ nga Bashkimi Evropian për një sërë çështjesh mjedisore, shkruan A2 CNN.
Shqipëria ka kërkuar një periudhë tranzitore për t’u përjashtuar nga zbatimi i plotë i Nenit 4 dhe Aneksit II të Direktivës 2016/2284 mbi reduktimin e emetimeve kombëtare të disa ndotësve atmosferikë deri në vitin 2036 ose për një periudhë 6-vjeçare pas datës së anëtarësimit në BE.
Dokumenti i Këshillit të BE
Edhe më shumë kohë kërkon Shqipëria nga “unioni” në drejtim të detyrimeve legjislative dhe atyre zbatuese në terren për garantimin e cilësisë së ujit të pijshëm.
BE-ja merr në konsideratë se Shqipëria ka kërkuar një periudhë tranzitore për t’u përjashtuar nga zbatimi i plotë i Neneve 5, 14 dhe Aneksit I, Pjesa A dhe C të Direktivës (BE) 2020/2184 mbi cilësinë e ujit të destinuar për konsum njerëzor deri në vitin 2040 ose për një periudhë 10-vjeçare pas datës së anëtarësimit në BE.
Dokumenti i Këshillit të BE
Me objektiv anëtarësimin e vendit në familjet evropiane në 2030-n, qeveria kërkon edhe 10 vite të tjera për të përmbushur të gjitha detyrimet për menaxhimin e mbetjeve të paketimit të produkteve.
Shqipëria ka kërkuar një periudhë tranzitore për t’u përjashtuar nga zbatimi i plotë i Neneve 50 dhe 52 të Rregullores për Paketimin dhe Mbetjet e Paketimit (BE) 2025/40, deri në vitin 2040 ose për një periudhë 10-vjeçare pas datës së anëtarësimit në BE.
Dokumenti i Këshillit të BE
Trajtimi i ujërave të zeza mbetet një sfidë edhe më e madhe e cila nuk përmbushet dot nga Shqipëria para vitit 2050.
BE-ja merr në konsideratë se Shqipëria ka kërkuar një periudhë tranzitore për t’u përjashtuar nga zbatimi i plotë i Nenit 3 (1), Nenit 4 (1), Nenit 5 (2), Nenit 6 (1) dhe Nenit 7 të Direktivës mbi trajtimin e ujërave të zeza urbane në vitin 2027, deri në vitin 2050 ose për një periudhë 20-vjeçare pas datës së anëtarësimit në BE.
Dokumenti i Këshillit të BE
Me qëllim avancimin në rrugën e negociatave me Bashkimin evropian, qeveria njoftoi në fund të gushtit ngritjen e Operatorit Kombëtar të Trajtimit të Mbetjeve. Në vend të bashkive, rolin kryesor për grumbullimin dhe trajtimin e mbetjeve do ta ketë Menaxhimi mbetjeve në Shqipëri do të bëhet i ndarë në 10 zona të ndryshme përmes landfilldeve, impianteve për ndarje dhe kompostim mbetjesh dhe stacione transferimi, duke hequr dorë nga inceneratorët.
(A2 Televizion)