Inflacioni ra në maj, por çmimet mbeten të larta për qytetarët, veza luks për shqiptarët

Nga Marjo Brakaj
9 Qershor 2025, 16:48 | Ekonomi

Inflacioni ra në maj, por çmimet mbeten të larta për

Në tregjet shqiptare, muajin që lamë pas, çmimet u tërhoqën paksa. Statistikat tregojnë se inflacioni në maj ra me 0.3% krahasuar me prillin.

Por nëse i krahason çmimet me ato të majit të vitit të kaluar, ndryshimi është thuajse i paprekshëm – vetëm 2.2% më shumë.

Për shumë qytetarë, kjo nuk përkthehet në ndonjë lehtësim real. Në treg, një kilogram domate vazhdon të kushtojë sa një kafe në qendër të Tiranës.

Edhe vezët, që dikur ishin simboli i ushqimit të lirë, sot janë kthyer në luks për disa familje.

Ekspertët thonë se ekonomia po e gjen dalëngadalë qetësinë pas valëve të forta të çmimeve që solli pandemia dhe lufta në Ukrainë. Por pyetja që mbetet është: kur do të ndihen vërtet në xhep këto shifra?

Për momentin, portofoli i qytetarit shqiptar mbetet i hollë, edhe pse statistikat flasin për stabilitet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos