INSTAT publikon shifrat: Turizmi, motor i rritjes ekonomike në Shqipëri

Nga Marjo Brakaj
27 Mars 2025, 14:59 | Ekonomi

INSTAT publikon shifrat: Turizmi, motor i rritjes ekonomike në

Turizmi është transformuar në një nga motorët kryesorë të rritjes ekonomike në Shqipëri. Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, rritja ekonomike ka rezultuar rreth 4% përgjatë vitit 2024.

Sektori i turizmit ka nxitur ekonominë me anë të disa nëngrupeve si tregtia, restorante e akomodim, shkruan A2.

Nëse bëjmë një krahasim të ecurisë me të njëjtën periudhë të vitit 2023 ecuria ekonomike rezulton më e mirë. Përgjatë gjithë vitit rritja është udhëhequr nga tregtia e akomodimi, ndërtimi dhe administrata publike e ndikuar nga rritja e pagave.

Sipas të dhënave të INSTAT, kontribut pozitiv në muajt e fundit kanë dhënë degët Administrata publike, arsimi dhe shëndetësia 1,44%, “Tregti, Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor” me rreth 1 % ndjekur nga “Aktivitete të pasurive të paluajtshme” Ndërtimi” si dhe aktivitete të tjera shërbimi”.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos