Mbi 26 mijë ha të djegura, dëmi nga zjarret deri më tani, mbi 161 milionë euro

Nga Marjo Brakaj
29 Korrik 2025, 16:05 | Ekonomi

Nga Lura në Dibër, Fier, Vlorë e më tej në Gjirokastër... zjarret e ndezura kryesisht këtë muaj kanë djegur rreth 26 mijë hektarë me pyje dhe shkurre. Kjo është ndër sipërfaqet më të madha e djegur në dekadën e fundit. Në krahasim me 2023-shin në total, zjarret në 7 muaj të këtij viti kanë djegur gati 5-fish më shumë sipërfaqe.

Mbi 26 mijë ha të djegura, dëmi nga zjarret deri më tani,

"Nëse do t’i kishim paraprirë situatës me masa mbrojtëse , sipërfaqja e djegur do të ishte ndjeshëm më e ulët. Si çdo vit përballemi me zjarre dhe kosto të mëdha për shkak të neglizhencës”, thotë për A2 CNN Abdulla Diku, ekspert i pyjeve.

Duke llogaritur shpenzimet për ripyllëzimin, kostot për rigjenerimin e tokës dhe humbjet nga djegia e lëndëve drusore, dëmi ekonomik nga zjarret e këtij viti përllogaritet në mbi 161 milionë euro.

Mbi 26 mijë ha të djegura, dëmi nga zjarret deri më tani,

“Dhe më e keqja është se pas disa zjarreve, dëmi është i pakthyeshëm. Ka sipërfaqe të cilat nuk mund të rikuperohen pasi dëmi është i pakthyeshëm. Toka ka humbur aftësitë regjeneruese dhe sipërfaqja nuk mund të rivitalizohet”, thotë Diku.

Sipas të dhënave nga Sistemi Evropian i Informacionit për Zjarret në Pyje, deri më tani ka pasur 58 zjarre në pyje e kullota.

Mbi 26 mijë ha të djegura, dëmi nga zjarret deri më tani,

Me gjithë reshjet në këto ditë të para, ekspertët vlerësojnë se sipërfaqja dhe dëmi ekonomik nga zjarret mund të zgjerohet me vjeshtën para. “Ndër vite kemi pasur shumë zjarre gjatë muajve të vjeshtës. Nëse do të kemi temperatura të larta si vjet, rrezikojmë të kemi shumë zjarre”, thotë Diku.

Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, Mirdita,  Puka, Shkodra, Mati, Dibra, Bulqiza, Librazhdi, Erseka dhe Korça janë zonat më ritmin më të lartë të shpyllëzimit, kryesisht si pasojë e zjarreve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos