Qytetarët dhe sipërmarrësit shqiptarë morën 203 miliardë lekë kredi në gjysmën e parë të vitit. Të dhënat nga Banka e Shqipërisë tregojnë se në raport me janar-qershorin e vitit të shkuar, huatë janë zgjeruar me 21.3 miliardë lekë apo 11.7 për qind.
“Kjo rritje tregon një besim më të madh të qytetarëve dhe biznesit ndaj sistemit bankar, por edhe një nevojë të shtuar për financim në një periudhë me inflacion të ulët dhe interesa më të qëndrueshme”, tha për A2 CNN, Artur Ribaj, pedagog, ekspert i sistemit bankar.
“Arsyeja kryesore siç është shprehur edhe Banka e Shqipërisë lidhet me kreditë hipotekore për blerje të pasurive të paluajtshme. Ky është sektori kryesor ku po investohet. Ka një rritje gati 7-fish në raport me periudhat e mëhershme”, tha për A2 CNN, Selim Blliku, ekspert për çështjet ekonomike.
Të dhënat nga Banka Qendrore tregojnë se për blerje banesash, në 6-mujorin janar-qershor, u morën nga bankat mbi 67 miliardë lekë kredi. Kjo shumë është sa 21.3 për qind e huasë së re të dhënë në këtë periudhë kohore.
“E gjithë kjo vjen pasi sektori bankar po e konsideron të sigurt kredi-dhënien për apartamente të reja. Gjithashtu ka ndikuar edhe fakti që sistemi bankar ka sot mjaftueshëm likuiditet”, shtoi Blliku.
“Është një rritje që vjen edhe si reflektim i urbanizimit dhe migrimit të brendshëm. Shtimi i ndërtimeve ka gjeneruar kërkesë të lartë për kredi banesash, veçanërisht në qytetet e mëdha”, shtoi Ribaj.
Me ritme edhe më të shpejta se qytetarët, për të hapur biznese të reja apo zgjeruar ato ekzistuese, sipërmarrësit morën mbi 131 miliardë lekë kredi në 6 muaj.
Pjesa tjetër e huave iu takon institucioneve publike. “Arsyeja kryesore siç është shprehur edhe Banka e Shqipërisë lidhet me kreditë hipotekore për blerje të pasurive të paluajtshme. Ky është sektori kryesor ku po investohet. Ka një rritje gati 7-fish në raport me periudhat e mëhershme”, nënvizoi Blliku.
“Kredia për biznes po mbështetet nga garanci më të qarta dhe analiza më të thelluara të riskut. Bankat po tregojnë fleksibilitet në segmentin e SME-ve”, theksoi Ribaj.
Të dhënat nga Banka Qendrore tregojnë se vetëm muajin e shkuar shqiptarët morën gati 39 miliardë lekë kredi, 7.7 miliardë apo 24.7 për qind më tepër para se një vit më parë. (A2 Televizion)