Kryeministri Rama: Nga janari paga minimale 500 euro, deri në fund të mandatit do shkojë 700 euro

Nga A2 CNN
12 Nëntor 2025, 17:08 | Ekonomi

Kryeministri Rama: Nga janari paga minimale 500 euro, deri në fund të

Kryeministri Edi Rama përsëriti sërish premtimin për rritjen e pagës minimale në vend në 500 euro, duke filluar që nga janari i vitit 2026.

Komentet Rama i bëri në një takim me qytetarët në njësinë nr.5 në Tiranë, ku tha se rritja në 500 euro e pagës minimale do të bëhet jo vetëm për sektorin publik, por edhe për atë privat.

Shefi i ekzekutivit shtoi se vijimi i rritjes së pagës minimale do të vijojë edhe në vitet në vijim, duke shkuar në fund të këtij mandati në 700 euro, shkruan A2 CNN.

“Nga 1 janari 2026 paga minimale në sektorin publik dhe privat dhe në çdo kompani dhe dyqan, paga minimale do të jetë 500 euro. Në mënyrë që punëdhënësit të marrin kohë për të sistemuar këtë rritje, 9 muajt e parë sigurimet shoqërore dhe ato shëndetësore të atyre që e kanë pagën nën 500 euro, do ti paguajë qeveria.

Punëdhënësit do të duhet që t’i japin punonjësve paga minimale nga janari 500 euro. Sigurimet do ti mbulojë qeveria. Paga minimale do të rritet dhe ne se mbarojmë këtë mandat pa e çuar në 700 euro pagën minimale.

Edhe kur vjen puna tek paga minimale fillojnë llafet, po jo ai ca mi jep kështu dhe ca ashtu, ka punëdhënës që hyjnë në hak të atyre të cilët punojnë që ata të pasurohen. Ka një zgjidhje ose denoncoje ose përtype, sepse nuk mundet dot shteti të gjëmojë nga pas të gjithë punëdhënësit e vendit.

Denoncoje tek Tatimet, tek Ministria e Financave tek deputeti i zonës. Ai që bën një denoncim të tillë është i paprekshëm, nuk të heq dot njeri nga puna. Nga deklarimet që burojnë nga banka, 500 euro duhet që të vijnë në emrin tënd”, tha mes të tjerash Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos