Ku po përdoret inteligjenca artificiale?

Nga Aurora Sulçe
21 Janar 2025, 15:42 | Ekonomi

Të dielën, u njohëm me Diellën Zadrimore, asistenten e re virtuale të portalit e-albania. Diella është në shërbim të qytetarëve, për t’iu dhënë atyre përgjigje me zë dhe figure për pyetjet që do të kenë. Ky është vetëm një prej shërbimeve të krijuara nga Inteligjenca Artificiale, për të cilën po flitet aq shumë sot në të gjithë botën.

Por sa po përdoret në Shqipëri dhe ku?

Ku po përdoret inteligjenca artificiale?

Përveçse në shërbimet publike, ku qëllimi është revolucioni në mënyrën se si qytetarët ndërveprojnë me institucionet shtetërore, edhe një pjesë e biznesit po e përdor inteligjencën artificiale në një pjesë të proceseve.

Kështu për shembull, bizneset shqiptare vitet e fundit po konsiderojnë si shqetësim kryesor të aktivitetit të tyre mungesën e punonjësve. Për të plotësuar hendekun, shumë prej tyre janë drejtuar në tregje të huaja për të importuar punëtore, teksa disa të tjerë po shfrytëzojnë Inteligjencën Artificiale në vend të njerëzve.

Ku po përdoret inteligjenca artificiale?

Anketa që zhvilloi Barometri i Ballkanit tregon se 3% e bizneseve të anketuara në vendin tonë kanë pohuar se kanë zëvendësuat punonjësit me Inteligjencën Artificiale. Gjithashtu 3% e bizneseve në Kosovë dhe Malin e Zi i kishin zëvendësuar njerëzit me Inteligjencën Artificiale.

Ndërsa në botë, inteligjenca artificiale përdoret nga biznesi shumë më tepër dhe për mbulimin e disa proceseve të rëndësishme. 

Ku po përdoret inteligjenca artificiale?

Ndër kompanitë më të mëdha në nivel global përmendim Google; Amazon; Microsoft; Tesla; Apple; Facebook (Meta) etj. Këto kompani e përdorin Inteligjencën Artificiale për një sërë funksionesh që përfshijnë: përmirësimin e eksperiencës së klientit, automatizimin e proceseve të brendshme, zhvillimin e teknologjive autonome, avancimin e analizave të mëdha të të dhënave etj.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos