“Marr 60-70 mijë euro në muaj” Tatimet “skanojnë” influencerat, nuk deklarojnë fitimet

Nga Marjo Brakaj
17 Gusht 2026, 23:12 | Ekonomi

“Marr 60 mijë – 70 mijë euro në muaj. A e kupton? Normal që bëj ‘au-iu’ unë. Se nuk janë duke punuar arat. Këtu e kam punën. Biznes. Marr lekë.”

Botën online i ka kthyer në një biznes fitimprurës... Ky është vetëm një nga personazhet e shumtë që bën para duke ndenjur para telefonit.

Por Tatimet kanë vënë në shënjestër që nga videot në TikTok e deri te klikimet në YouTube, bashkë me pagesat në PayPal apo postimet në Facebook dhe Instagram. Plot 2 mijë persona me ndikim, të njohur si “influencerë”, dhe media online janë nën hetim.

Ku ka klikime, ka ndjekës… dhe aty ku ka audiencë, ka para. Shteti dyshon se ata nuk kanë paguar detyrimet për rreth 33 milionë euro të përfituara gjatë vitit të kaluar nga rrjetet sociale apo platformat e tjera online. Mesatarisht, çdo individ apo subjekt ka gjeneruar 100 mijë euro të ardhura.

Por çfarë ndodh kur këto para nuk deklarohen? Kur fitimet nga videot virale, reklamat, sponsorizimet dhe dhuratat online kalojnë pa i dhënë shtetit atë që i takon dhe si mundet ky i

Në tregun digjital, krijimi i përmbajtjes po kthehet në burim të ardhurash. Por fitimet online nuk janë jashtë sistemit fiskal: ato duhet të deklarohen dhe të tatohen sipas rregullave. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos